LAJMI I FUNDIT:

BURGU I VËRTETË

BURGU I VËRTETË

Poezi nga: Ken Saro-Wiwa
Përktheu: Maksim Rakipaj

Nuk është çatia që pikon
Nuk janë mushkonjat që gumëzhijnë
Në qelinë e mjerë, me lagështirë.
Nuk është zhurma metalike e çelsave
Kur roja e burgut brenda të ndryn.
Nuk është ushqimi i mjerë
I pamjaftueshëm për kafshë dhe njerëz
As zbrazëtia e ditës
Që në zbrazëtinë e natës humbon.
Nuk është
Nuk është
Nuk është.

Nuk janë mashtrimet që i çajnë
Veshët gjithë këtij brezi


Është polici që i tërbuar turret me çmenduri vrasësi
Ndërsa gjakftohtë urdhra gjakatarë zbaton
Për një pjatë gjellë në ditë.

Gjykatësi që ndër libra shkruan
Dënimin, që e di se i padrejtë është

Kalbëzimi moral
Mefshtësia mendore
Që diktaturës legjitimitet të rremë i jep

Burracakëria që shitet për bindje
Që në pusì rri për shpirtrat tanë të nxirë

Frika nga pantallonat e lagura
Nga shurra e bërë në brekë
Kjo është
Kjo është
Kjo është.

Kjo është o miku im, çka botën tonë të lirë
e kthen në burg të nxirë.