Bujar Osmani: OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës do t’i ruajnë parimet dhe vlerat e përbashkëta demokratike

Në fjalën e tij, gjatë sesionit përmbyllës të Samitit të Katërt të Këshillit të Evropës (KE) të mbajtur në Rejkjavik të Islandës, Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani theksoi se OSBE-ja dhe KE ndajnë vlera dhe parime të përbashkëta të ndërtuara me dekada – mbrojtjen e demokracisë dhe arritjet e multilateralizmit që janë minuar nga agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
“Pasojat dhe shpenzimet nga kjo luftë ndjehen në të gjithë Evropën, rajonin e OSBE-së dhe më gjerë. Por, zgjedhja jonë është që t’i mbrojmë vlerat dhe angazhimet tona të përbashkëta demokratike përmes rrjetit tonë të parimeve dhe arritjeve, të krijuara pikërisht që ta mbrojmë të ardhmen tonë”, tha Osmani.
Prioriteti kryesor në punën tonë, shtoi Osmani, do të jetë lehtësimi i vuajtjeve të njerëzve të prekur nga lufta dhe konfliktet e tjera, që frikohen për jetën dhe ekzistencën e tyre.
“Jam i bindur se OSBE-ja ka shumë mekanizma që mund t’i ofrojë për tejkalimin e situatave në të gjitha rajonet dhe ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për këtë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për funksionalitetin e organizatës, për promovimin e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe e gjithë kjo në koordinim me partnerët nga Këshilli i Evropës”, tha Osmani.
Në fjalimin e tij, shtojnë nga MPJ, Osmani iu referua përfitimeve të Maqedonisë së Veriut nga anëtarësimi në OSBE dhe Këshillin e Evropës. Të kryesohet me OSBE-në në këto kohëra të sfidave të mëdha do të thotë se ne kemi kapacitete të kontribuojmë në promovimin e lirive themelore, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë