Pas surprizës së tij që e zbuloi në fund të korrikut se ka kontraktuar virusin COVID-19 dhe se tani u shërua, Bryan Cranston, ka rrëfyer eksperiencën e gjithë kësaj.
Aktori 64 vjeçar në një intervistë virtuale në “Live with Ryan and Kelly” të martën, tha se së bashku me gruan e tij kanë kontraktuar virusin ‘shumë herët’.
Ai po ashtu tregoi se përse ka qenë më i qetë dhe më i heshtur në lidhje me virusin që e zbuloi vetëm disa ditë më parë.
“Kur unë dhe gruaja ime kontraktuam atë shumë herët – në javën e parë kur gjithçka kishte filluar – mendoja që botës nuk i intereson një gjë e tillë”, filloi Cranston.
Ai shtoi se ai dhe gruaja e tij Dearden, me të cilën u martua në 1989, ishin me fat pasi kishin simptoma.
Siç potencon, çifti kishin më shumë dhimbje të qafës dhe ndjeheshin gjatë tërë kohës të lodhur.
Cranston thekson se ka biseduar me Hank dhe Wilson gjatë kohës kur ishin duke u rikuperuar në Australi.
“Ne ishim duke biseduar me ta gjatë kohës kur ishin në Australi dhe kur u kthyen, ne kemi darkuar së bashku dhe shikuam njëri-tjetrin duke thënë, ‘ne e bëmë këtë, nuk jemi të infektuar më’”, thotë mes shumë gjërash Bryan. /Telegrafi/