Çdo infeksion viral stimulon zhvillimin e një infeksion bakterial, që normalisht është bronkopneumonia aspo siç e quan populli, i ftohur. Disa nga shenjat e virozës janë temperatura e lartë 38-39-deri në 40 gradë, të vjella, rrufë dhe pak kollë. Ndërsa shenjat e komplikacioneve pneumonare janë atëherë kur fillojnë të dalin shenjat respiratore në pah, kur temperatura nuk është më aq e lartë por fillon vështirësia në frymëmarrje, sekrecionet dhe kollë e fortë.
Bronkopneumonia është një sëmundje tepër e përhapur dhe që shkaktohet nga disa shkaqe të ndryshme. Megjithatë, një prej faktorëve kryesor që ndikon në zhvillimin e kësaj sëmundje janë luhatjet e temperaturave.
Kategoria më e rrezikuar nga kjo sëmundje janë fëmijët.
Megjithatë, nuk janë më pak të rrezikuara moshat e treta dhe të sëmurët me probleme të tjera kronike. Shenjat kryesore të sëmundjes së bronkopneumonisë janë temperaturat e larta që shkojnë deri në 38 gradë, si dhe rrjedhjet e sekrecioneve nga hunda.
Bronkopneumonia mund të kthehet edhe në laringjit dhe në të tilla raste, karakterizohet nga një kollë e thatë dhe e fortë gjatë natës.
Në këto raste frymëmarrja bëhet e rëndë, e sipërfaqshme dhe më e shpeshtë, duke ngarkuar me intensitet edhe muskujt e kraharorit. Për këtë arsye pacientët e prekur nga bronkopneumonia ankohen nga dhimbja e kraharorit dhe shpatullave.
Anomalia e shkëmbimit të gazrave, pakësimi i oksigjenit në gjak, si dhe shtimi i gazit karbonik, krijon në fytyrën e të sëmurëve ngjyrën mavi, e cila vihet re sidomos në pjesën e buzëve. Këta të sëmurë janë gjithnjë të lodhur, në gjendje plogështie, si dhe dhimbje të kokës.
Megjithatë nuk mungojnë edhe rastet kur këta të sëmurë shfaqin edhe shqetësime të tipit, turbullim i vetëdijes. Në lidhje me kollën, këshillohet bërja e avullit dhe mjekim i shpejtë që në çastin e diagnostikimit të sëmundjes. Në rastet kur imuniteti i organizmit të të sëmurit nuk është i mirë, kalohet në komplikimet e gripit.
Komplikimet në të cilat kalohet janë bronkitet akute, bronkopnemumonia dhe më vonë vazhdojnë të shfaqen probleme të tjera, si për shembull: infeksione urinare, apo infeksione të veshit. Infeksionet pulmonare shkojnë deri në bronkite dhe bronkopneumoni.
Bronkopneumonitë ndodhin si shkak i humbjes së elasticitetit të muskujve të muskujve të bronkeve. Këto të fundit mund të mbyllen për shkak të moshës dhe mbylljes së bronkeve, gjë e cila favorizon infeksionin.
Komplikimet më të shpeshta të bronkopneumonisë shfaqen kryesisht te moshat e treta dhe te fëmijët. Rekomandimet në këto raste janë, dhënia e vaksinës së gripit tek fëmijët e vegjël deri pa mbushur akoma tre vjeç, si dhe të moshuarit.
Gjithashtu, vaksinimi është i rekomandueshëm edhe për personat që nuk janë në moshë të vjetër, por që mund të kenë probleme kardiake, apo sëmundje kronike. Kontakti i menjëhershëm me mjekun duhet të bëhet në rastet kur temperatura nuk ulet nën 38 gradë, kur i sëmuri fillon të ketë kollë të fortë, kur ka dhimbje të forta të gjoksit dhe vështirësi në frymëmarrje.
Pasi i sëmuri ka kryer vizitën te mjeku specialist duhet të fillojë trajtimin me antibiotikë. Këshilla kryesore e mjekëve specialistë për të sëmurët me bronkopneumoni është konsumimi i lëngjeve, i ushqimeve me proteina si për shembull supa, mishi, veza, si dhe mjalti në rastet kur kombinohet me lëngun e limonit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës