Site icon Telegrafi

Britney Spears heq unazën e martesës dhe shkon në pushime pa bashkëshortin e saj, Sam Asgharin

Britney Spears dhe Sam Asghari hoqën unazat e tyre të martesës, përpara se ylli i muzikës pop të nisej për pushime pa bashkëshortin.

Këngëtarja e famshme ka shijuar një kohë në Meksikë me mikun dhe menaxherin e saj prej shumë kohësh, Cade Hudson, ndërkohë që Asghari ndodhet në Los Angeles.

Unaza e autores së “Toxic” nuk shihej askund, teksa u fotografua gjatë mbërritjes në aeroportin e Los Angelesit.

Në ato momente, ajo po futej në një makinë përpara se të udhëtonte për në Cabo.

Lexo po ashtu Shqetësoi fansat pasi fshiu sërish Instagramin, Britney Spears: Jam gjallë dhe mirë

Asghari nga ana tjetër po ashtu ishte fotografuar pa unazë, ku disa burime thanë se ai e hoqi atë pasi po xhironte një projekt.

Diamanti gjithashtu ka munguar dukshëm në videot që ka shpërndarë në Instagram, përfshirë një të fundit me një fustan të shkurtër blu.

Spears ka qenë në një konservator nga viti 2008 deri në vitin 2021.

Ajo ka qenë e martuar më parë me Jason Alexander dhe ish-balerinin Kevin Federline, me të cilin ndan djemtë: Sean Preston dhe Jayden James.

Britney dhe Sam kujtojmë që u martuan në verën e vitit të kaluar në një dasmë madhështore. /Telegrafi/

Exit mobile version