LAJMI I FUNDIT:

British Airways në grevë, anulohen qindra fluturime

British Airways në grevë, anulohen qindra fluturime

"Ekuipazhi i Kompanisë British Airwayis filloi një grevë tre ditore, që mund të rrezikojë qeverinë laburiste, vetëm disa jave para zgjedhjeve. Kjo ndërprerje që bëhet në forme proteste, do të shkaktojë mosfluturimin e mijëra pasagjerëve. Greva do të bëhet sot në mesnatë, dhe do të zhvillohet si të gjitha grevat e tjera, që ne kemi lajmëruar", tha Toni Udli, sekretari i përgjithshëm i kompanisë ajrore.

Rreth 12.000 punonjës të shoqërisë ajrore britanike British Airways kanë nisur një grevë triditore. Me të ata synojnë të arrijnë plotësimin e kërkesave të tyre për rritje të pagave dhe ulje të ngarkesës së punës.

Kryeministri Gordon Braun u bëri thirrje të dyja palëve që të zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre sa më shpejt.

Kompania e fluturimeve, British Airways, me një ekuipazh prej 12000 personash, kërkon të ruajë një vjetore prej 62.5 milion paund në vit, në mënyrë që të ketë mundësi për të përballuar rënien e kërkesës, për shkak të çmimeve të paqëndrueshme të karburantit, dhe të konkurrencës në rritje nga transportuesit me kosto të ulët.


Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Uilli Uolsh thotë se ndryshimet ishin të pashmangshme.

I vetmi synim është që ne të bëjmë më të mirën për Kompaninë. Dhe ajo që është e drejtë në këto momente është që ne të ndryshojmë dhe të vazhdojmë në këtë rrugë, në mënyrë që të kalojmë krizën më të madhe që ka kapur ndonjëherë Industrinë e Ajrore, tha Uolsh.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori