LAJMI I FUNDIT:

Britaniku do të bëhet personi i parë në botë me një sy protetik të printuar me 3D

Britaniku do të bëhet personi i parë në botë me një sy protetik të printuar me 3D

Një pacient do të bëhet personi i parë në botë që do të ketë një sy protetik të printuar me 3D.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Steve Varze, nga Hackney, në lindje të Londrës, do ta marrë syrin protetik të enjten në spitalin e syve Moorfields në Londër.

Pas kësaj lind shpresa që syri të jetë më realist se një sy protetik tradicional, akrilik


Gjithashtu do të zvogëlojë përgjysmë kohën që iu duhet pacientëve për t’u pajisur me protezat e tyre, nga gjashtë javë në tre.

“Kam pasur nevojë për këtë që kur isha 20 vjeç”, thotë Varze i cili tani është në të 40-tat. /Telegrafi/