LAJMI I FUNDIT:

Britania shet Royal Bank of Scotland

Britania shet Royal Bank of Scotland

Qeveria britanike ka shitur një pjesë të zotërimit te Royal Bank of Scotland, banka që u shpëtua gjatë krizës financiare të vitit 2008, por ka pranuar një humbje prej më shumë se 2 miliardë paund me këtë marrëveshje. Kompania që manaxhon portofolin e Qeverisë (UK Government Investments) shiti 7.7% të aksioneve ndaj investitorëve institucionalë, me 2.71 paund për aksion (271 pens), që është sa gjysma që Qeveria pagoi gjatë injektimit fillestar dhe më të madh të kapitalit drejt huadhënësit.

Banka u shpëtua me një ndihmë totale prej 45.5 miliardë paund. “Kjo shitje përfaqëson një hap të rëndësishëm në kthimin e Royal Bank of Scotland drejt zotërimit të plotë privat”, tha Ministri i Financave Philip Hammond. Dikur një nga bankat më të mëdha në botë matur nga totali i aktiveve, Royal Bank of Scoltand shkoi drejt kolapsit duke kërkuar paketën më të madhe të shpëtimit nga Britania, gjë që ka sjellë një zotërim gjigant te Qeveria.

Pas shitjes së 7.7% të zotërimeve, Qeveria britanike mban ende 62.4% të huadhënësit. Partia laburiste e Britanisë e kritikoi shitjen e aksioneve, duke thënë se taksapaguesit do të humbasin dhe qeveria duhet të kërkojë më shumë. Aksionet e bankës ranë me 3.4%. Katastrofike për bankën ka qenë oferta e vitit 2007 për të vlerë huadhënësin holandez, ABN Amro, pak kohë përpara se të godiste kriza financiare, gjë që detyroi ndërhyrjen e Qeverisë. Kjo është një ndër arsyet që bankierët europian janë skeptik mbi shkrirjet përtej kufijve.


Pak persona kanë argumentuar se qeveria laburiste e atëhershme bëri gabim që shpëtoi bankën, megjithatë, shumë çështje janë shfaqur për huadhënësin që prej atëherë, që kanë penguar rimëkëmbjen dhe shansin e kthimit të parasë së taksapaguesve. Një raport i vitit 2015 nga Rothschild, zbuloi se 107.6 miliardë paund në ndihma gjatë krizës financiare, përfshirë fonde drejt Lloyds dhe Northern Rock, do të sjellin një kthim prej 14.3 miliardë paund për taksapaguesit. Megjithatë, raporti vlerësoi një humbje totale prej 7.2 miliardë paund nga investimi i Qeverisë te Royal Bank of Scotland. /Telegrafi