Mollët në Devoll nuk do të hyjnë në treg sepse breshëri i rënë së fundmi i ka nxjerrë jashtë cilësie.
Është një situatë e përsëritur sepse për të pestin vit radhazi fermerët e Devollit preken nga breshëri ndërkohë që qeveria shqiptare ende nuk ka dhënë asnjë dëmshpërblim për ta.
Për të disatin vit radhazi fermeri Medat Rusi ndodhet në vështirësi, pasi sipërfaqet e mbjella me mollë i dëmtohen nga reshjet e breshërit. Ai tregon se në kushte të tilla humbja është shumë e madhe.
“Këto 4 vite ka bërë dëme të mëdha breshëri e kemi dalë gjithmonë me humbje. Në kushte të tilla po i presim mollët dhe mbjellim ndonjë dylym qepë e patate sa te hamë bukë. Kostoja në baçe me shkon çdo vit 6-7 milion lek, me plehra me spërkatje për 20 dylym mollë. Këto para i kemi nxjerre nga xhepi nga ato që kishim mbledhur. Rrjeta nuk i bëjmë dot, i bëjne ata që punojnë nëpër bashki etj. Dëmshpërblime asnjëherë, dalin verifikojnë po u them kot shikoni se asnjëherë nuk do na jepni” – tregoi ai.
Edhe fermerët e tjerë tregojnë se dëmet janë të konsiderueshme.
“Dëmi sipas përllogaritjes që bëjmë është rreth 40-50% e prodhimit pavarësisht se nuk është bërë ende verifikimi. Kjo po bën 4 vite kështu, po na dëmton, pavarësisht se një pjesë ka hequr dorë se s’ka më leverdi, ka kosto të lartë, sidomos këtë vit ka shumë sipërfaqe të mëdha që është prerë, po heqin dorë nga pemëtaria, për shkak të breshërit,” – tha fermeri Sulejman Meço.
“Bresheri 8 dylym i ka dëmtuar rreth 35-40% ndërsa 8 dylym të tjera mbi 80%. Unë për vete time kam 5 vite më ka zënë breshëri. Shteti nuk na ka përkrahur asnjëherë, as kanë ardhur t’i shohin, kot thonë jo komision, asnjë gjë, 5 vite, 18 dylym mollë” – u shpreh fermeri Ismail Rusi.
Në qarkun e Korçës janë të mbjella me mollë 3600 hektarë ndërkohë vetëm në Devoll janë afro 670 hektarë, raporton euronewsal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi