LAJMI I FUNDIT:

Brenda një jave në Kosovë u regjistruan 38 viktima nga COVID-19

Brenda një jave në Kosovë u regjistruan 38 viktima nga COVID-19

Të dielën në Kosovë janë regjistruar edhe 8 viktima të reja dhe 220 raste me COVID-19.  

Vetëm nga e hëna e deri sot, në Kosovë kanë vdekur 38 persona të infektuar me COVID-19.

Dita e hënë e 20 korrikut në Kosovë shënonte 139 viktima nga coronavirusi teksa sot ky numër ka shkuar në 177.


Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 564 raste, prej tyre 354 të konfirmuar me COVID-19 të shtrirë në klinika dhe spitale rajonale. Prej tyre, 353 me oksigjenoterapi, ndërkaq 17 në respiratorë dhe 18 në ventilim mekanik.

Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë të ditur të shtunën në një konferencë për media se nga gjithsej shtatëqind shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, vetëm edhe 130 shtretër kanë mbetur në dispozicion për personat e infektuar me coronavirus.

Spitalet me kapacitete të kufizuara e staf shëndetësor të infektuar

Ai tha se aktualisht institucionet përkatëse janë duke punuar në riorganizim të ri në QKUK dhe ndoshta mbylljen e disa klinikave për t’i shfrytëzuar më pas ato për personat e prekur me coronavirus./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori