LAJMI I FUNDIT:

Brenda 24 orëve, 11 të vdekur dhe 512 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve, 11 të vdekur dhe 512 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Foto: Arkiv

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundi në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.718 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 512 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (71, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 76 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (54 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (79 vjeç)”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Sipas të njëjtit raport, numri total i rasteve pozitive është 94.167 raste nga 447.840 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.926 raste të vdekjes.


Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.957 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.284.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Gjakovë 39 raste, Ferizaj 37 raste, Gjilan 37 raste, Pejë 37 raste, Mitrovicë 25 raste, Podujevë 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Kamenicë 13 raste, Kaçanik 12 raste, Prizren 9 raste, Vushtrri 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Viti 6 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Graçanicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori