Site icon Telegrafi

Brazili vazhdon me barazime në Rio 2016 (Video)

Brazili ka luajtur dy ndeshjet e para në “Rio 2016” edhe pse kundërshtarët ishin të dobët në letër, ata nuk arritur fitore.

Afrikë e Jugut dhe Irak. Bilanci? Asnjë gol i shënuar. Gjysma e së keqes që edhe nuk ka pësuar, duke marrë dy pikë në ndeshjet e para të grupit. Momenti që po kalon përfaqësuesja e Brazilit në futboll është dramatike.

Sëmundja që ka prekur kombëtaren kryesore të Brazilit që nga humbja 7-1 ndaj Gjermanisë para dy vitesh, ka prekur edhe përfaqësuesen olimpike, të udhëhequr nga Neymar, i cili ka qenë hija e vetvetes në këto takime.

Tifozët, të mërzitur nga paraqitja e tij, në minutën e 69 nisën të thërrisnin në kor emrin e futbollistes Marta, e cila ka fituar pesë herë Topin e Artë dhe shkëlqen gjithmonë kur luan me Brazilin në kategorinë e femrave.

https://twitter.com/zaidbenjamin/status/762488233573830661

Exit mobile version