Branisllav Nikolliq dhe Zllatan Ellek nuk i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit, vazhdon shorti për të tjerët

Kuvendi i Kosovës nuk i dha mbështetje Branislav Nikoliqit për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e serbëve.
Emri i Nikoliqit doli në votim me short. Nikoliq nuk kishte asnjë votë për, kundër 55 dhe abstenim 25.
Votat në raundin e parë të votimit nuk i mori as Zllatan Ellek.
Për të nuk votoi asnjë, kundër 54 dhe 19 abstenime.
Kuvendi po vazhdon me punimet, ku përmes shortit po votohet për kandidatët për nënkryetar të Kuvendit nga serbët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/08/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































