Bankat europiane, paralelisht përdorën 142 miliardë euro të kreditimit një ditor që u përdor nga Banka e Europës për të mbushur hendekun që u krijua në tenderin njw javor në të njëjtën ditë, që përfundoi edhe oferta e kreditimit 3-mujor. Analistët thonë se që nga momenti i publikimit të vendimit është vërejtur lehtësim në tregjet monetare dhe tregjet e bonove sovrane. Programi i Bankës Qendrore Europiane është në funksion të parandalimit të skenarit, që ka shprehur vetë banka, se Europa po kërcënohet nga kriza e kreditit, pasi bankat kanë ulur kreditimin e korporatave dhe të qytetarëve.

Me këtë veprim, Banka Qendrore Europiane shpreson të rrisë besimin e tregjeve tek sistemi bankar europian, të lehtësojë riskun e krizës së kreditit dhe të stimulojë bankat tregtare të blejnë bonot e Spanjës dhe të Italisë. Analistët thonë se nëse bankat do të tërheqin mbi 350 miliardë euro, ky do të jetë një sinjal pozitiv për vendet me probleme të financimit dhe një katalizator potencial për tregjet e parasë, ku niveli i ulët i likuiditetit kërcënon aktivitetin. Për bankat, likuiditetit i Bankës Qendrore pritet të jetë 0.03 për qind më i lirë se financimi që ato sigurojnë në tregun e hapur. /Telegrafi/