Ish-pjesëmarrë i talent showt gjerman “X-Factor” ka publikuar videoklipin e ri.

Është fjala për Arben Bozhlanin, i cili ka sjellë për fansat e tij videon më të re të titulluar “Larg”, transmeton Telegrafi.


Videon e baladës së këngëtarit të ri e ka xhiruar produksioni Anymate ndërsa për melodinë e saj është përkujdesur Leonard Canhasi.

Kujtojmë se Bozhlani ishte pjesëmarrë i talent showt gjerman në vitin 2012, ku në jurinë profesionale bënte pjesë edhe legjenda botërore e muzikës Sarah Conor, ndërsa këngëtrari, i cili jeton në shtetin gjerman, u eliminua në fazat pas kualifikuese. /Telegrafi/