Moore dhe burri i saj aktor u bënë fansa të Boyle pas paraqitjes së saj në shoun “Britain's Got Talent” dhe mund t’i ofrojnë asaj të këndojë në përvjetorin e tyre në muajin shtator.

“Demi dhe Ashton mendojnë se Susan është e shkëlqyeshme dhe unike. Demi ka bërë shaka me Ashton duke thënë se do ta sjellë Susan të këndojë për të. Demi e ka ngacmuar edhe duke i thënë se Susan do ta hajë atë të gjallë”, ka thënë burimi.

Boyle u rendit e dyta në finalen e këtij sezoni të “Britain's Got Talent”, edhe pse ishte favorite kryesore për ta fituar garën.