Disa botues të softuerit në aplikacionet e veta përdorin Android.Counterclank, një modifikim të vogël të softuerit Android.Conclank, i cili mund të pranoj komandat përmes Internetit për të ekzekutuar detyrat e caktuara dhe për të mbledhur informata nga pajisja.

Secili nga këta softuer malinj ka kodin keqdashës brenda pakos apperhand, e kur kjo pako të ekzekutohet, në celular ekzekutohet shërbimi me të njëjtin emër. Edhe një shenjë tjetër e infektimit është prania e ikonës Search në pjesën e sipërme të ekranit fillestar.


Botuesit të cilët shpërndajnë softuerin e këtillë janë iApps7 Inc, Ogre Games dhe redmicapps kështu që nëse keni produkte të tyre, kontrolloni nëse celulari juaj është i “komprometuar” ose, nëse nuk kini, e hasni në ta në market, mendoni dy herë nëse do të instaloni aplikacionet e tyre a jo. Kjo informatë është publikuar në blogun e Symnatecut, nga i cili transmetojmë listën e aplikacioneve malinje. /Telegrafi/

BotuesiEmri i aplikacionitLloji
iApps7 IncCounter Elite ForceArcade & Action
iApps7 IncCounter Strike Ground ForceArcade & Action
iApps7 IncCounterStrike Hit EnemyArcade & Action
iApps7 IncHeart Live WallpaperEntertainment
iApps7 IncHit Counter TerroristArcade & Action
iApps7 Inc Stripper Touch girlEntertainment
Ogre GamesBalloon GameSports Games
Ogre GamesDeal & Be MillionaireSports Games
Ogre GamesWild ManArcade & Action
redmicappsPretty women lingerie puzzlePhotography
redmicappsSexy Girls Photo GameLifestyle
redmicappsSexy Girls PuzzleBrain & Puzzle
redmicappsSexy Women PuzzleBrain & Puzzle