LAJMI I FUNDIT:

Bota e realpolitikës ka gjithnjë e më shumë influencë ndaj Evropës

Bota e realpolitikës ka gjithnjë e më shumë influencë ndaj Evropës

Ndërsa Evropa progresiste është gjithnjë e më pak e rëndësishme në botë, bota e realpolitikës ka gjithnjë e më shumë influencë ndaj Evropës.

Elmar Hellendoorn

Në zanafillë, Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle synonin që ta bënin Evropën një bllok fuqie që eventualisht të mund t’i rezistonte dhe ngjitjes së Kinës. Megjithatë, gjenerata e majit 1968 e refuzoi një mendim të ngjashëm “reaksionar”, duke hedhur kështu farërat e populizmit bashkëkohor.


Dhe ndërsa shoqëritë evropiane humbasin kontrollin mbi fatin e ture, gardianët e projektit evropian humbasin legjitimitetin e tyre. mendimi strategjik në Evropë është i pazhvilluar. Kjo përbën një problem, pasi masa në të cilën evropianët arrijnë të deshifrojnë botën i përcakton aftësinë për të ushtruar influencë.

Shtetet e Bashkuara janë në rënie relative dhe nuk ka garanci se Uashingtoni do ta mbrojë Evropën nga ngjitja e Kinës, nga kërcënimi i Rusisë dhe/ose nga paqëndrueshmëria e Lindjes së Mesme. Evropës do t’i duhet të ecë me këmbët e veta dhe të marrë përgjegjësinë e fatit të vet. Për të arritur një gjë të tillë duhen jo vetëm investime të konsiderueshme në resurset ushtarake, por edhe një rilindje e mendimit realist evropian.

Nga Lufta e Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin e mendimit realist autokton. Ky lloj arësyetimi shërbeu edhe për të riekuilibruar idealizmin tradicional internacionalist amerikan. Qe Pentagoni ai që mori iniciativën. Në vitet ’40, klasa drejtuese ushtarake e kuptoi se përgjegjësitë e reja dhe globale amerikane kërkonin një kuptim të thellë dhe realist të gjeopolitikës dhe të sigurisë ndërkombëtare. Besimi tradicional në mirësinë e shpirtit njerëzor dukej naiv përballë totalitarizmave barbare të Hitlerit dhe Stalinit.

Fillimisht mendimi realist amerikan është plazmuar nga emigrant evropianë. Midis këtyre ndodheshin hollandezi Nicholas Spykman, gjermanët Hans Morgenthau e Henry Kissinger, polaku Zbigniew Brzezinski, austriaku Robert Strausz-Hupé dhe italo – rumuni Edward Luttwak. Këto figura e mësuan Amerikën që ta perceptojë botën në termat e politikës së fuqisë dhe të forcës ushtarake. Politika e sigurisë kombëtare amerikane gjatë Luftës së Ftohtë u informua ndjeshëm nga realizmi i tyre.

Tradita vazhdon. Evropianët që studiojnë politikën e fuqisë dhe strategjinë gjenden në pjesën më të madhe në Harvard, Yale, Stanford, gjithnjë e më pak në universitetet evropiane. Sot janë evropianët ata që kalojnë Atlantikun për të mësuar nga institucionet amerikane.

Qysh nga vitet ’40, mendimi realist ka mundur të zhvillohet lirisht dhe pa zgjidhje vijueshmërië në akademitë dhe në think tank-ët e Përtejoqeanit. Përveçse janë të financuara nga Pentagoni, donacione të rëndësishme private kanë siguruar fondet bazike për një infrastrukturë të tillë intelektuale. Rrjetet e dijes janë mbresëlënëse. Studiues të këtyre institucioneve mund të kalojnë disa vite në pozicione burokratike të rëndësishme, për t’u kthyer më pas në karrierën e tyre akademike.

Situata evropiane bie në kontrast të fortë me praktikën amerikane. Pas Luftës së Dytë Botërore, liderë konservatorë si Adenauer e de Gaulle zhvilluan idealin e pajtimit e të integrimit continental falë një realizmi të kthjellët historic. Por në majin e 1968, gjenerata e re e pasluftës u ndesh me figura si këto, të perceptuara si demode. Për pasojë, u rrënjos një përbuzje e thellë sociale për politikën e fuqisë dhe për përdorimin e forcës së armatosur.

Deri kur ombrella ushtarake e bërthamore e Shteteve të Bashkuara e ka mbrojtur Evropën nga konfliktet ndërkombëtare, popullsitë e kësaj të fundit kanë mundur që ta injorojnë në një masë goxha të madhe gjeopolitikën dhe strategjinë. Është gërryer kështu vetëdija e kthjellët e historisë së gjatë e të përgjakshme e Kontinentit të Vjetër. Universitetet progresiste evropiane kanë promovuar analiza gjithnjë e më abstrakte dhe teorike të konfliktualitetit. Midis akademikëve, rëndësia politike e punëve të tyre deri është shpërfillur për një kohë të gjatë.

Tentativat e qendra studimore evropiane për të mbushur hendekun kanë pasur një sukses vetëm të pjesshëm. Organizatat më serioze të Brukselit janë për më tepër në shërbim të procesit teknokratik të bashkëpunimit evropian. Disa prej tyre janë jashtëzakonisht të varura nga fondet publike dhe shpesh janë të kufizuara në projekte të ndryshme nga vija drejtuese që aderojnë në vizionet politike periferike.

Elitat aktuale evropiane janë fuqimisht të plazmuara nga ideale progresiste. Pjesa më e madhe e liderëve evropianë preferon akoma t’i injorojë analizat e “ashpra” gjeopolitike, që tentojnë të jenë jokomode. Çinteresimi evropian ndaj shpenzimeve luftarake duket si efekti kolateral i një vetëdijeje sociale relativisht e kufizuar e politikave të sigurisë. Londra dhe Parisi përbëjnë një përjashtim, por vizionet më influente në nivel gjeopolitik dhe ushtarako – strategjik vazhdojnë të vijnë nga Uashingtoni.

Difektoze në realizmin historik, Evropa bëhet gjithnjë e më pak e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht se liderët e saj shpesh i dëgjojnë mendimtarët strategjikë e Përtejoqeanit t’u shpjegojnë politikën botërore, nëpër universitetet dhe nëpër qendrat studimore amerikane vërehet një çinteresim në rritje për çështjet evropiane. Mungesa e një dialogu euro – amerikan autentik dhe paritar vë në diskutim të ardhmen e aleancës atlantike.

Nëse Evropë synon vërtet që t’i mbrojë fatet e saj, atëhere do t’i duhet ta ekuilibrojë idealizmin e saj me një dozë të mirë realizmi. Evropianët duhet të zbulojnë formë të veçanta analizash strategjike dhe realpolitike. Historia e gjatë e kontinentit jep një pikënisje të rëndësishme. Evropa mund të mësojë shumë nga mënyra me të cilën mendimi strategjik i pavarur inkurajohet në Shtetet e Bashkuara.

Sidomos në kohët e “America First”, interesi amerikan dhe ai evropian nuk janë gjithmonë në sinkron. Nuk do të ishte e arësyeshme për evropianët që t’i besonin verbtazi forcës ushtarake dhe mbështetjes politike të Uashingtonit. As edhe influenca e realpolitikës amerikane nuk është gjithmonë në interesin e Evropës. /bota.al/

Në trend

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori