LAJMI I FUNDIT:

Bosi i mafies Tajvaneze jep 1.9 milionë për bamirësi

Bosi i mafies Tajvaneze jep 1.9 milionë për bamirësi

Familja e bosit të ndjerë të mafies nga Tajvani ka dhuruar 60 milionë dollarë tajvanezë (1.9 milionë dollarë amerikanë) për bamirësi për të plotësuar dëshirën e fundit të gangsterit, njoftuan autoritetet.

Lee Chao-hsiung, një lider me ndikim i triadës nga Tajvani qendror, vdiq nga sëmundja e kancerit në mëlçi më 11 mars në moshën 73 vjeçare.

Djali i tij dhuroi këto para në emër të të atit për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe për familjet e varfra, njoftuan mediat tajvaneze.

Funerali i tij do të organizohet në fund të prillit, ndërsa në të priten të marrin pjesë mbi 20.000 njerëz në njërën nga funeralet më të mëdha të gangsterëve në Tajvan, njoftuan mediat. /Telegrafi/