LAJMI I FUNDIT:

Borelli letër Dimitrovit: Të jeni të sigurt për përkushtimin tim për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Borelli letër Dimitrovit: Të jeni të sigurt për përkushtimin tim për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Me pa durim e pres miratimin e Kornizës negociatore dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe jini të sigurt në përkushtimin tim personal për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, thekson përfaqësuesi i lartë i Unionit për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë në letrën dërguar zëvendëskryeministrit të angazhuar për Integrime Evropiane Nikolla Dimitrovit.

Duke ia uruar emërimin në detyrën e re, Borelli në letër i shpreh falënderim të sinqertë Dimitrovit për “përpjekjet e vazhdueshme dhe përkushtimin në afrimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”.

“Roli juaj në negociatat e suksesshme, nënshkrimi dhe ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës, e cila shërben si shembull për pajtim në të gjithë Evropën, do të mbetet pjesë e qëndrueshme e trashëgimisë suaj si ministër i Punëve të Jashtme”, shton Borelli.


Ai më tej në letër thekson se me pa durim pret që së bashku me Dimitrovin të punojnë në hapat e ardhshëm të vendit në rrugën drejt BE-së, në zbatimin e agjendës reformuese evropiane, si dhe në përforcim shtesë të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe e di se e ndani vendosmërinë time që ta shoh Maqedoninë e Veriut, si dhe rajonin në tërësi, si përparon në realizimin e perspektivës evropiane”, thekson Borelli në fund të letrës dërguar Dimitrovit.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori