Reshjet e dëborës kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, duke nisur nga veriu, verilindja, juglindja e deri në jug të vendit.
Nga Bulqiza raportohet për reshje të dendura bore dhe ngrica nëpër rrugë. Në Qarkun e Elbasanit raportohet për probleme në qarkullim në zonat malore të Librazhdit e Prrënjasit, ku kalimi kryhet me zinxhirë, si në Rrajcë, Stëblevë dhe Sopot, ndërsa Qafë Thana është e kalueshme pa zinxhirë.
Ndërkohë, probleme nga moti i keq ka pasur edhe në Korçë.
Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë prekur të gjithë qarkun, teksa në Dardhë trashësia e dëborës ka mbërritur në 40 cm, ndërsa në zonat e tjera nga 15-20 cm borë. Në disa akse ka prani akulli në rrugë.
Sipas asaj që bëhet e ditur, në akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit lëvizet vetëm me zinxhirë.
Edhe Gjirokastra është prekur nga reshjet e dëborës, që kanë zbritur deri në 300 m lartësi, duke mbuluar pjesën e sipërme të qytetit dhe zonën e Dropullit.
Ndërsa raportohet se akset nacionale janë të gjitha të kalueshme, vetëm në Qafën e Çajupit raportohet për lëvizshmëri me vështirësi. Zagoria dhe Pogoni janë të mbuluara nga bora gjithashtu, transmeton tch. Në pikëkalimin e Kakavijës, fluksi në dalje është më i ulët nga sa pritej, për shkak edhe të bllokimeve nga dëbora në disa zona të Greqisë.
Reshje të dendura dëbore janë shënuar gjatë natës edhe në Llogora, ku trashësia e saj ka mbërritur deri në 20 cm.
Qarkullimi i automjeteve është i vështirë, ndaj ato lejohen të kalojnë vetëm me zinxhirë.
Borëpastrueset kanë qenë në punë gjatë të gjithë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm për të pastruar rrugën, e duke bërë të mundshëm qarkullimin normal. Por, ajo që është më shqetësuesja është ulja e temperaturave nën zero, gjë që pritet të krijojë ngrica në rrugë. /TCH/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve