Rokeri ka thёnё se anëtarёt tjerё tё bendit, kitaristi The Edge, basisti Adam Clayton dhe bateristi Larry Mullen Jr., i shin tё bindur se përfshirja e tij e vazhdueshme nё promovimet e rasteve tё ndryshme bamirëse nё botё, mund t’i japё fund grupit irlandez.

“Ishte me rrezik. Dhe kjo e shqetësonte Larryn dhe gjithё bendin, tё themi tё vërtetёn. Por, e dini, ata mendonin tё gjithё, Larry, Edge, Adam, se fushatat e mia do ta groposnin bendin”, ka thёnё Bono pёr Observer Music.