Bloom këtë javë ka udhëtuar në Australi për të kaluar Shën Valentinin me të dashurën e tij Miranda Kerr, mirëpo ai është tronditur nga katastrofa e cila ka ndodhur në shtetin Victoria ku e kanë humbur jetën më shumë se 180 njerëz dhe mijëra të tjerë kanë mbetur pa shtëpi.

“Edhe unë edhe Miranda jemi shumë të shqetësuar për këtë që ka ndodhur. Unë erdha këtu ta kaloj ditën e të dashuruarve me të, mirëpo kjo që ka ndodhur na ka tronditur shumë, prandaj kemi vendosur të kontribuojmë”, është shprehur Bloom.