Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se një armëpushim tani do t’i mundësonte Vladimir Putinit “të pushojë, të riarmatoset dhe të risulmojë” territorin ukrainas.
Gjatë një fjalimi sot në Helsinki, ai tha se një armëpushim mund të jetë vetëm pjesë e një marrëveshjeje paqeje “të drejtë dhe të qëndrueshme”, e cila përfshin tërheqjen e forcave të Moskës nga Ukraina.
“Një armëpushim që thjesht ngrin linjat aktuale në vend – dhe i mundëson Putinit të konsolidojë kontrollin mbi territorin që ka pushtuar, dhe të pushojë, të riarmatoset dhe të risulmojë – kjo nuk është një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”, deklaroi kryediplomati amerikan.
Kjo do të dërgonte një mesazh shqetësues për “agresorët” e tjerë në mbarë botën, sugjeroi Blinken, raporton skynews.
Moska duhet të detyrohet të paguajë kostot për rindërtimin e Ukrainës, tha ai, dhe të mbahet përgjegjëse për pushtimin e ukrainasve.
Ndryshe, SHBA-ja është një ndër shtetet që e ka ndihmuar më së shumti Ukrainën. /Telegrafi/