Site icon Telegrafi

BLINK kanë shënuar fitore ndaj ekipit polak AGO në ndeshjen e parë të turneut – European Pro League CS:GO

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar BLINK e kanë nisur me fitore në turneun European Pro League.

BLINK shënuan fitore me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, edhe pse pësuan humbje në të parin, arritën që të rikthehen në dy të fundit.

Më i dalluari nga ana e ekipit shqiptar ishte Butrint ‘HYPERI1’ Gashi me 66 eliminime dhe një vlerësim 1.17 nga HLTV.

Me këtë fitore BLINK kanë siguruar tre pikë në grupin C, dhe do të përballen me ekipin Prospects në ndeshjen e radhës.

Në turneun European Pro League garojnë 16 skuadra për një grup çmimesh prej 20.000 dollarësh.

Ekipi shqiptar BLINK për momentin renditen në vendin e 178 –të në ranglistën botërore të CS:GO. /Telegrafi/

Exit mobile version