Treshja amerikane shokoi botën muzikore kur në shkurt bëri të njohura planet për t’u ribashkuar, ndërsa tani frontmeni Mark Hoppus pohon se ata tashmë po shkruajnë këngë dhe po planifikojnë turne.

“Kemi filluar të shkruajmë këngë para dy muajsh dhe po përparojmë në këtë drejtim. Mirëpo, tani i kemi lënë përgatitjet për album anash, dhe po bëhemi gati për turne”, ka thënë Hoppus për faqen Billboard.com.