LAJMI I FUNDIT:

Blerja e RIM për deponimin në re

Blerja e RIM për deponimin në re

Research In Motion (RIM) ka blerë kompaninë NewBay përmes një akvizicioni në vlerë prej 100 milion dollarë.

NewBay është themeluar në vitin 2002, ndërsa kompania është e specializuar për zhvillimin e softuerit të dedikuar për telefonat mobil me ndihmën e të cilit shfrytëzuesve u mundësohet krijimi, deponimi dhe ndarja e përmbajtjeve “në re”. Në mesin e klientëve të kompanisë janë operatorët udhëheqës mobil, duke përfshirë Verizon, AT&T, Deutsche Telekom, U.S. Cellular, O2, Orange dhe Telstra.

NewBay më 2009 pati të hyra prej përafërsisht 24.3 milion dollarë, e vitin e përfundoi me 3.6 milion dollarë humbje. Kompania ka rreth 200 të punësuar në qendrën e vet kryesore për zhvillim në Dublin, ndërsa ka zyra dhe në SHBA, Britani të Madhe, Irlandë, Gjermani, Australi dhe Kore të Jugut.

Me blerjen e NewBayit RIM do të ketë mundësi të konkurroj Googleit dhe Appleit platformat mobile softuerike të të cilave tashmë kanë të integruar zgjidhjet për deponimin në re. /Telegrafi/