Blerim Gjoci pranohet në akademinë amerikane të filmit

Telegrafi ka mësuar se regjisori dhe aktori i mirënjohur e shumë i suksesshëm shqiptar do të udhëtojë së shpejti drejt Amerikës, ku do të qëndrojë për tri vitet e ardhshme.
Ai do t’i ndjekë studimet në akademinë e filmit pranë South California University, ku ligjërojnë disa prej emrave më të mëdhenj të filmit, me në krye Steven Spielberg.
Është arritje e madhe pranimi në një akademi të tillë, pasi që ata që kanë dalë nga kjo akademi sot janë emrat më të mëdhenj në industrinë botërore të filmit dhe vetëm për t’u pranuar nevojitet bagazh i madh artistik.
Blerim Gjoci njihet për projektet e tij të së kaluarës si “Fated” dhe “Ama Dorën”, ndërsa nuk do të shkojë shumë kohë kur do të mund ta shohim atë edhe në Hollywood. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/12/2013
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































