Blanc: Ronaldo është ‘alien’, duhet ta izolojmë

Blanc i ka kushtuar vëmendje futbollistit më të mirë në botë për vitin e fundit, Cristiano Ronaldos.
Sipas teknikut francez, Ronaldo është një ‘alien’, dhe se lojtarët e tij duhet ta izolojnë atë në fushë.
“Ronaldo është një nga dy alienët në botën e futbollit. Ai është i mirë në çdo aspekt. Duhet të kujdesemi që ai të bëjë vetëm disa prekje, duhet të mbajmë një sy gjatë gjithë kohës në të”, është shprehur Blanc.
PSG dhe Real Madrid do të përballen të mërkurën në ‘Parc de Princes’, në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































