LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry PlayBook me 10 inç?

BlackBerry PlayBook me 10 inç?

Ndërsa tableti ekzistues i kompanisë RIM, BlackBerry PlayBook posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inçësh, duket se ky prodhues ka edhe një gjë tjetër në mendje.

Më saktë, kohëve të fundit flitet për modelin e ri të tabletit nga Research In Motion, për të cilin thuhet se do të jetë version i ngjashëm me tabletin BlackBerry PlayBook me 10 inç, dhe se ky i fundit do të lëshohet në treg më vonë gjatë këtij viti.

Ende nuk janë dhënë detaje për tabletin e ri të RIM, mirëpo ajo që dihet tashmë është madhësia e ekranit, ndërsa gjithashtu flitet për sistemin operativ BlackBerry OS 7.


Gjithashtu thuhet se datë e mundshme e lansimit të këtij tableti të ri do të jetë shtatori i këtij viti, por data e saktë, specifikat e plota dhe çmimi i këtij tableti ende nuk janë bërë të ditura. / Telegrafi /