LAJMI I FUNDIT:

Bisedë e dyshimtë mes Rozanës dhe Kellyt për një banor: Kishte fikur mikrofonin dhe vetëm shante, thoshte “S’po më lënë të dal”

Bisedë e dyshimtë mes Rozanës dhe Kellyt për një banor: Kishte fikur mikrofonin dhe vetëm shante, thoshte “S’po më lënë të dal”

Një bisedë e zhvilluar mes Rozanës dhe Kellyt pas mbarimit të spektaklit të së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 ka shkaktuar shumë spekulime dhe dyshime te publiku.

Videoja e kësaj bisede është shpërndarë masivisht në rrjetin social X (ish-Twitter), ku fansat kanë filluar të aludojnë se dy këngëtarët po flisnin për një nga banorët e njohur të shtëpisë, Gjestin.

Në bisedën e zhvilluar në oborrin e shtëpisë, Kelly dëgjohet duke i thënë Rozanës: “Kishte fikur mikrofonin dhe vetëm shante”. Kjo ka bërë që shumë të mendojnë se fjalët e saj mund të kenë lidhje me Gjestin, pasi ai ka qenë një nga banorët që ka pasur disa momente të tensionuara gjatë qëndrimit në shtëpi, përfshirë dhe një tentativë për të larguar nga shtëpia, ku ai kishte kërcyer murin.


Rozana i kthen me një ton të qetë: “Shante, kë shante? Emo mirë, çun është”. Kelly vazhdon: “Thoshte ‘S’më lënë të dal'”.

Kjo bisedë ka ngjallur shumë dyshime te publiku, duke u bërë objekt i analizave të ndryshme. Shumë fansa kanë aluduar se fjalët e Kellyt mund të jenë për Gjestin, i cili ka tentuar një herë të largohet nga shtëpia dhe më pas është kthyer nga rojet e sigurisë, ndërsa për dënimin e tij është vendosur që, nëse fiton çmimin e madh, do të marrë vetëm gjysmën e tij, 50 mijë euro.

Ndërkohë, dyshimet janë shtuar edhe më shumë për shkak të faktit se Gjesti është i izoluar që nga muaji tetor, kur u fut fillimisht në Big Brother VIP Kosova 3 dhe menjëherë pasi u eliminua nga ajo garë, një ditë më pas u fut në Big Brother VIP Albania 4, duke qëndruar plot pesë muaj i izoluar në një ambient me kamera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Magazina
Gjesti ngacmon Eglin: Ku je more, e ke harruar mbretin

Gjesti ngacmon Eglin: Ku je more, e ke harruar mbretin

Magazina
“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

Magazina
Videoja virale e Rozana Radit ku thuhet se takohet me dikë në dhomën e dëshirave - del e vërteta

Videoja virale e Rozana Radit ku thuhet se takohet me dikë në dhomën e dëshirave - del e vërteta

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

Magazina
Kalo në kategori