Site icon Telegrafi

Bisedat me personat që nuk i njihni jua përmirësojnë disponimin

(Foto: Experiencing Life)

Komunikimi me të tjerët është një nga proceset kryesore të njeriut. Duke komunikuar ndërtohen bisedat, të cilat përbëjnë jetën e përditshme.

Ato mund të jenë të shpejta, të paqëllimshme, por në disa raste të gjata e shumë domethënëse. Këto të fundit janë shumë më të vlefshme nga sa mund të mendoni sipas ekspertëve.

Pasi çfarë i jep kuptim një bisede është niveli i të kuptuarit të tjetrit dhe të qenit njerëzor. Të gjitha këto mesa duket ju bëjnë të ndiheni më mirë e për rrjedhojë më të shëndetshëm.

Çfarë duhet të dini

Në një eksperiment të quajtur “Meaningful Morning”, të dhënat treguan se bisedat e gjata e të thella ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Në këtë eksperiment, i cili ka nisur para tre vitesh dhe vazhdon ende, studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të ndërtonin një bisedë kuptimplotë me të një panjohur.

Lexo po ashtu Si të flisni me një burrë për problemet dhe ndjenjat e tij

Këto biseda duhet të përfshinin pyetje kurioze, rreth jetës së tyre, të ishin të thella me qëllim të kuptuarin e tjetrit.

Një bisedë e thellë duhet të krijojë një lidhje dhe marrëdhënie besimi mes dy personave gjë që ju bën të ndiheni më pak të izoluar e të vetmuar, shkruan AgroWeb.org.

(Foto: EF Education First)

Temat e këtyre bisedave synojnë të jenë më të thella se komunikimet e shpejta mbi motin, shëndetin apo punën që mund të bëni zakonisht.

Ekspertët në këtë studim sugjerojnë të flisni më shumë rreth mënyrës se si e perceptoni botën dhe problemet që ndodhin në shoqëri.

Pas këtyre bisedave, pjesëmarrësit shprehën se ndiheshin më të lumtur dhe më afër personit me të cilin komunikuan.

Këto të dhëna ishin thuajse të njëjta për të gjithë grupet e njerëzve pavarësisht gjinive apo ndarjeve në ekstrovertë e introvertë.

Ky eksperiment mbahet në Holandë dhe ka si qëllim të krijojë një ndikim social përmes krijimit të komuniteteve që kuptojnë dhe mbështesin njëri tjetrin.

Lexo po ashtu Gjërat që duhet t’ia thoni çdo njeriu që vuan nga depresioni

Si të keni biseda më kuptimplota

Katër këshillat që duhet të ndiqni janë të qenit më modest, kuriozë, të përgjegjshëm dhe bujar sa herë që të nisni një bisedë.

Në këtë mënyrë jo vetëm që do të krijoni një ambient më të shëndetshëm rreth vetes, por do të jepni kontributin tuaj në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme.

Exit mobile version