Në fakt, ndeshjen historike të Kombëtares shqiptare kundër Serbisë mund ta ndiqni në platformën televizive IPKO për një pagesë prej vetëm një euro!

Kështu së paku ka bërë të ditur përmes një komunikate vetë kompania.


“Oferta e re promovuese – TRY & BUY ua mundëson përdoruesve të IPKO TV digjital avancimin e pakos së tyre ekzistuese në pakon Premium për vetëm 1 euro në javë, ose 4 euro për një muaj të plotë, dhe u jep qasje në të gjitha kanalet, duke përfshirë edhe kanalet e SuperSport ku shfaqet ndeshja e shumë-pritur e Kombëtares së Shqipërisë kundrejt Serbisë”, shkruan në njoftimin e IPKO-s.

Kujtojmë se ndeshja mes Shqipërisë me Serbinë do të zhvillohet të enjten me fillim në ora 20:45 në Elbasan Arena. /Telegrafi/


 

telegrafi sport app