Një punëtorë në një pompë të derivateve në Mitrovicë ka raportuar në polici, se derisa ishte duke punuar nga një klient ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë prej 100 eurosh, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.
Sipas policisë monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në pompë të derivateve, nga një klient ka pranuar një kartëmonedhë prej 100€, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia./Telegrafi/