LAJMI I FUNDIT:

Biden i sigurt se do ta kishte mposhtur Trumpin

Biden i sigurt se do ta kishte mposhtur Trumpin

Presidenti amerikan, Joe Biden është i sigurt se do ta kishte mposhtur ish-presidentin amerikan, Donald Trump në zgjedhjet e muajit nëntor – por tha se e kupton “natyrën” e njerëzve që ia kërkuan largimin nga gara presidenciale e vitit 2024.

Ai theksoi se sondazhet i dëshmonin “gjithmonë se kishte mundësi për ta mposhtur Trumpin”.

“Ka kuptim. Ka disa njerëz që do të donin të më shihnin të tërhiqem për t’u dhënë atyre mundësinë të shkojnë përpara. E kuptoj atë. Kjo është natyra njerëzore. Por, kjo nuk ishte arsyeja pse u tërhoqa”, tha udhëheqësi amerikan.


Biden tha se mosha ishte faktori kryesor që ndikoi në largimin prej garës për president të SHBA-së.

“Është e vështirë për mua të them edhe sa vjeç jam”, tha ai duke qeshur, shkruan cnn.

Por, ai këmbënguli se “jam i sigurt se do ta mposhtja Trumpin. Ai është një humbës”.

Ndryshe, Biden pas tërheqjes prej garës ka mbështetur kandidaten e sotme demokrate për presidente, gjegjësisht zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris, e cila do ta ketë përballë republikanin, ish-presidentin amerikan, Donald Trump. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori