Komenti i Biden bëhet viral, pasi Trump u mburr për fitimin e trofeut në klubin e tij të golfit

Joe Biden ka bërë një që po vlerësohet si "sarkazëm" në llogari të Donald Trumpit pasi ky i fundit bëri një postim me një mburrje për aftësinë e tij rreth lojës së golfit, përkatësisht për fitimin e trofeut në klubin e tij të golfit.
“Urime, Donald”, i tha presidenti rivalit të tij republikan. "Goxha një arritje".
Dhe kjo "tallje" - që është bërë virale - po vlerësohet si pjesë e asaj që duket të jetë një strategji më e gjerë nga fushata e Bidenit për tallje të Trump për problemet e tij ligjore dhe financiare, përcjell Telegrafi.
Trump bëri mburrjen e tij tipike për një fitore të supozuar të madhe në golf.
"Është nderi im i madh", shkroi ish-presidenti, "të jem në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach sonte...!”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































