LAJMI I FUNDIT:

Biden kritikoi Musk pas një raporti të publikuar se CEO i Tesla-s dikur ka punuar ilegalisht në SHBA

Biden kritikoi Musk pas një raporti të publikuar se CEO i Tesla-s dikur ka punuar ilegalisht në SHBA

Presidenti Joe Biden kritikoi Elon Musk për hipokrizi mbi emigracionin pas një raporti të publikuar se CEO i Tesla-s dikur punonte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Musk i lindur në Afrikën e Jugut mohon akuzat, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ai njeriu më i pasur në botë doli të ishte një punëtor i paligjshëm këtu. Jo, e kam seriozisht. Ai duhej të ishte në shkollë kur erdhi me vizë studentore. Ai nuk ishte në shkollë. Ai po shkelte ligjin. Dhe ai po flet për të gjithë këta ilegalë që vijnë tek ne?”, ka thënë Biden gjatë fushatës të shtunën në Pittsburgh në një sallë sindikatash.


Ndryshe, Washington Post raportoi se Musk punonte ilegalisht në vend ndërsa ishte me vizë studentore.

Gazeta, duke cituar dokumentet e kompanisë, ish-bashkëpunëtorët e biznesit dhe dokumentet e gjykatës, tha se Musk mbërriti në Palo Alto, Kaliforni në vitin 1995 për një program diplomimi në Universitetin e Stanfordit “por nuk u regjistrua kurrë në kurse, duke punuar në vend të kësaj në startup-in e tij”.

Musk shkroi në X në përgjigje të një postimi video të komenteve të Biden: “Në fakt më lejuan të punoja në SHBA”, Musk shtoi: “’Kukulla’ e Bidenit po gënjen”.

Ndryshe, Musk është sot njeriu më i pasur në botë dhe ka dhuruar më shumë se 70 milionë dollarë për të ndihmuar kandidatin republikan për president Donald Trump dhe kandidatët e tjerë të GOP të fitojnë më 5 nëntor dhe është një nga donatorët më të mëdhenj të partisë këtë sezon të fushatës.

Ai ka qenë kryesues i ngjarjeve në garën e fundit të Shtëpisë së Bardhë, shpesh duke i bërë jehonë retorikës së Trump kundër imigracionit.

Dhe Trump është zotuar t’i japë Musk një rol në administratën e tij nëse ai fiton garën për Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori