Këngëtarja e hitit “Halo”, javën e kaluar ishte duke performuar në qytetin Florianopolis, si pjesë e turneut të saj “I Am...”, ndërsa koncerti për pak sa nuk shkoi për të keq pasi këngëtarja është rrëzuar në skenë dhe ka rrëshqitur në drejtim të publikut.

Megjithatë, 28-vjeçarja ka arritur të çohet në këmbë dhe të vazhdojë koncertin. /Telegrafi/