Beyonce, Kings dhe Swift fitues të Grammy

Beyonce ishte fituesja më e madhe e mbrëmjes, me gjashtë çmime të fituara nga 10 nominimet. Në mesin e tjerave ajo fitoi edhe në kategoritë “Kënga e Vitit”, “Kënga më e Mirë R&B”, dhe “Paraqitja më e Mirë Vokale Femër në R&B”, për hitin “Single Ladies (Put A Ring On It)”.
Swift çoi në shtëpi katër Grammyt e parë të saj, përfshirë edhe çmimin “Albumi i Vitit”, ndërsa hiti i Kings of Leon, “Use Somebody”, iu dha rokerëve çmimet “Incizimi i Vitit”, “Kënga më e Mirë Rock” dhe “Performanca më e Mirë Rock nga Duet ose Grup”.
Black Eyed Peas dhe Jay-Z po ashtu ishin fitues të trefishtë në Grammyn e sivjetmë.
Fituesit pjesërisht u lanë nënë hije nga performancat e shkëlqyeshme të Green Day, Pink, Dave Matthews Band, Beyonce dhe Black Eyed Peas./Telegrafi/
Beyonce (sipër) dhe Pink (poshtë) duke performuar në skenën e Grammy Awards (Foto: Getty Image)




























































