Michel Platini ishte mysafir në ndeshjen mes Arsenalit dhe Anderlechtit në Ligën e Kampionëve.

Presidenti i UEFA-s, në qendër të kritikave nga shqiptarët anembanë botës për shkak të vendimit skandaloz të Komisionit Disiplinor në lidhje me ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, ishte në tribuna gjatë duelit në Emirates.


Por, buzëqeshjen e tij ia ngriu skuadra mysafire që nga disavantazhi 3:0 e barazoi rezultatin në 3:3 dhe Platini – bashkëkombës i menaxherit të Arsenalit, Arsene Wenger – nuk u duk se i pëlqeu epilogu përfundimtar, transmeton Lajmi.

Kurse, atë e festoi trajneri i Anderlechtit, Besnik Hasi. 

platini

telegrafi sport app