Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane Blick, ku ka folur për shumë gjëra.
Trajneri 66 vjeçar ka thënë se Kosova është në hapat e parë si Kombëtare dhe është duke fituar eksperiencë.
Ai nuk e ka mohuar faktin që shumë lojtarë që luajnë në Zvicër do të përcjellën nga Kosova.
Për këtë madje është pyetur nga gazeta: “Se a dëshiron të vjedh lojtarët e Zvicrës?”.
Challandes ka zbuluar shumë gjëra, madje edhe fjalën e parë që e ka mësuar në gjuhën shqipe.
Blick: Bernard Challandes, a flet shqip?
Bernard Challandes: Mirdita do të thotë ‘good day’, nuk di më shumë, por do të jetë e nevojshme. Shumica e lojtarëve nuk luajnë në Kosovë, por vijnë nga jashtë. Nga Gjermania, Skandinavia, Zvicra, Anglia dhe Italia. Anglishtja do të jetë gjuha kryesore. Nëse ka nevojë do ta marr një përkthyes.
Blick: Jemi 66 vjeç. Nuk e keni ndërmend të pensionoheni?
Bernard Challandes: Jo, kam mjaftueshëm energji. Po ashtu puna si trajner i kombëtares nuk është njëjtë me të klubit. Kemi në shumë kohë, nuk është një punë ditore. Më pëlqen. Kam pasur edhe në të kaluarën eksperienca të tilla, si trajner i Zvicrës dhe Armenisë.
Blick: Kosova ka humbur shtatë nga tetë ndeshje në kualifikimet për Kupën e Botës
Bernard Challandes: Po, por ishte në një grup të tmerrshëm me kombëtare si Kroacia, Islanda, Turqia dhe Ukraina. Shumë, shumë i vështirë. Mos të harrojmë se është një shtet që ka ekip kombëtar vetëm në dy vitet e fundit. Kosova është një fëmijë, që po mëson si të ecën. Por pasioni është prezent. Kjo është më e rëndësishmja.
Blick: Në Kupën e Kombeve jeni në grup me Ishujt Faroe, Azerbajxhanin dhe Maltën. Çfarë prisni?
Bernard Challandes: Nuk është më i miri, por është i mirë për ne. Çdo ndeshje do të jetë eksperiencë më shumë.
Blick: Cilat janë objektivat me Kosovën?
Bernard Challandes: Ka shumë lojtarë të talentuar të lindur në vitin 2000 dhe 2001. Luajnë të Juventusi, Bayerni, AS Roma, por edhe në Zvicër. Duhet të përcjellën dhe të binden nga projekti që ne kemi.
Blick: Dëshiron të vjedhësh lojtarë nga Zvicra?
Bernard Challandes: Asnjë Kombëtare nuk vjedh lojtarë. Janë lojtarët që vendosin se ku duan të luajnë. Është e qartë që çdo lojtar zgjedh vendin që i konvenon më shumë në karrierë. Nëse disa kanë vendosur të luajnë për Zvicrën, do ta bëjnë edhe në të ardhmen. Por ka munguar pavarësia e Kosovës. Nuk luajnë pa arsye lojtar si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për Zvicrën edhe pse kanë mundur ta zgjedhin Shqipërinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë” – Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Fitorja e pestë radhazi në Serie A, Juventusi afrohet në gjashtë pikë me kreun

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës