Më herët gjatë ditës, Mbreti i Belgjikës, Alberti II, formalisht ka abdikaur në favor të djalit të tij, princit Philippe, transmeton Rel.

Mbreti 79 vjeçar sot ka hequr dorë nga të drejtat e tij si monark në pallatin mbretëror në Bruksel.


Mbreti Albert, në fjalimin e tij të sotëm, tha se vendi duhet të mbetet “burim i inspirimit” për Evropën.

Dje ai ka shfaqur dëshirën e tij që Belgjika, e ndarë nga veriu që e flet gjiuhën flamande, dhe pjesa jugore ku flitet frengjishtja, të mbetet e bashkuar.

Mbreti Albert ishte në fron gjatë 20 viteve të kaluara.

Belgjika ka monarki kushtetuese, në të cilën Mbreti luan në masë të madhe vetëm rol ceremonial. /Telegrafi/