Bekë Berisha: Nuk jam uzurpator
Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Berisha ka thënë se tërë jetën e ka pas vetëm idealin që Kosova të ec drejtë në një të ardhme të mirë, e jo në një të ardhme të uzurpimeve e shantazheve, transmeton zeri.info.
Ai ka kërkuar nga mediat që emrin e tij dhe të AAK-së, mos ta etiketojnë për të keq, pasi që siç ka shkruar Berisha, e keqja ngadalë po del në shesh.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook:
"Sapo pash disa deklarata te disa mediave elektronike ne Kosovë se kinse unë Bekë Berisha anëtar i Kryesis së AAK-së, jam në mesin e uzurpatorëve të Kosovës së pasluftës dhe jam uzurpator i një lokali.
Unë Bek Berisha në jetën time kam pasur vetem idealin që Kosovën ta qojm drejt një të ardhme më të mirë e jo të uzurpimeve dhe shantazheve të cilat dhe sot dulën ne shesh te vertatat.
Ju lutem të gjitha mediave që emrin tim dhe Aleancën mos ti etiketojn me te keqën sepse e keqja ngadal po del në shesh se shpejti do te dihet gjithqka .
Ju faleminderit, Bek Berisha" (sic.), ka shkruar Berisha.
















































