Behrami: Asgjë e sigurt për transferimin te Viola

Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane është i etur të rikthehet në Serie A, ku Fiorentina është kandidati më i fuqishëm për ta transferuar.
Por marrëveshja, e cila ishte pritur pasi drejtori sportiv i Violas, Pantaleo Corvino, tha se Behrami ‘i përshtatej kërkesave të tyre’, tash duket se ka stagnuar.
“A do të vij në Firencë? Pyetje e mirë. Për momentin arritja ime është e pasigurt. Unë jam ca i hidhur pasi kuptoj pak nga kjo situatë. Dukej se gjithçka ishte arritur dhe pastaj... Kam bërë gjithçka për të ardhur në Firencë. Nesër është një ditë tjetër, le të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Behrami.
Mesfushori 25-vjeçar tha se ai nuk ka probleme me trajnerin Avram Grant.
“Kam raporte të mira me Avram. Pengesa për transferimin tim në Firencë nuk është ai, pasi ai i kupton ndjenjat e mia”, ka shtuar më tej Valoni./Telegrafi/



















































