Në fillim të këtij muaji, Serena Williams në Met Gala njoftoi se ishte shtatzënë për herë të dytë, ndërsa tani ajo ka treguar se si reagoi vajza e saj, Olympia, kur mori vesh se do të kishte një vëlla apo motër.
Tenistja legjendare në fillim të videos ka shpjeguar se vajza e saj pesëvjeçare ende nuk e di që është shtatzënë, por e ka vënë re se ka shtuar në peshë.
“Jam munduar të mos e marr personalisht, sepse gjithmonë kam qenë e përkushtuar ndaj stërvitjes, por gjithsesi pyesja veten nëse kam shtuar vërtet peshë”, ka theksuar Williams.
Në xhirimin e radhës, tenistja është ulur me bashkëshortin e saj, Alexis dhe Olympian në dhomën e ndenjjes.
“A të kujtohet kur na kërkove një motër ose një vëlla? Kohët e fundit shkuam te doktori dhe më rezulton se megjithatë nuk jam e plotë, por kam një fëmijë në bark. Do të bëhesh motër më e madhe”, i thanë prindërit.
Vajza përqafoi nënën e saj dhe filloi të bërtiste dhe të vraponte nëpër dhomë. Në një moment duket se rrëzohet, por kjo nuk e ka penguar festën e saj.
“Kjo është kaq e lezetshme. Sa bukur ta shohësh të lumtur, urime”.
“Reagimi i Oyimpias për pak më bëri të qaj”.
“Të them që Olympia ishte e emocionuar! Kaq prekëse dhe e mrekullueshme! Jam shumë i lumtur për ty, Alexisin dhe Olympian. Faleminderit që ndatë një moment kaq të bukur dhe të ëmbël familjar me ne” – janë vetëm disa nga komentet poshtë videos.
/Telegrafi/