LAJMI I FUNDIT:

Bëhet miliarder, por vetëm për pesë orë

Bëhet miliarder, por vetëm për pesë orë

Varfanjaku Paul Fischer nga Florida kohë më parë u bë miliarder, por pesë orë më vonë sërish u bë i varfër, sepse për fat të keq bëhej fjalë për një gabim teknik.

Banka “Sun Trust” gabimisht transferoi në llogarinë e Fischerit 89 miliardë dollarë, ndërsa kur Fischer shkoi ta kontrollojë llogarinë e tij në bankë mbeti pa mend.

Menjëherë e pyeti punëtoren e bankës se a mundet t’i japë tërë ato para për qëllime humanitare, megjithatë nuk e lejuan.

Për pesë orë gabimi u përmirësua. “Të gjitha mu zhdukën. Sërish mbeta i varfër. Por isha miliarder të paktën për pesë orë”, u tha Fischer medieve amerikane. /Telegrafi/