Aktori Michael Madsen, i njohur për rolet e tij në filmat “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill”, ka vdekur në moshën 67 vjeçare.

Pesë ditë pasi u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Malibu, stacioni kalifornian NBC4 Los Angeles njoftoi më 8 korrik se shkaku i vdekjes së tij ishte pamjaftueshmëria e zemrës.


Sipas informacionit të publikuar nga NBC4, kardiologu i Madsen konfirmoi se pamjaftueshmëria kardiake do të renditet si shkaku zyrtar i vdekjes, me sëmundjet e zemrës dhe alkoolizmin të përmendur si faktorë kontribues.

Michael Madsen

Një autopsi nuk do të kryhet sepse mjeku i tij nënshkroi certifikatën e vdekjes dhe Zyra e Sherifit të Qarkut të Los Angeles ka mbyllur hetimin, duke arritur zyrtarisht në përfundimin se ishte një vdekje natyrale.

Përveç roleve të tij në filmat e Tarantinos, Madsen mbahet mend nga publiku edhe për rolet e tij si Jimmy Lennox në “Thelma & Louise” (1991), Glen Greenwood në “My Friend Willy” (1993), Dominick "Sonny Black" Napolitano në “Donnie Brasco” (1997).

I njëjti gjithashtu ka punuar në një libër të ri të titulluar “Tears For My Father: Outlaw Thoughts and Poems”, i cili është aktualisht në fazën e redaktimit./Telegrafi/