Kjo ditë vere na u zbukurua edhe më shumë me lajmin e gëzuar që morëm këtë mëngjes. Modeli dhe PR i famshëm Alessio Alia u bë baba për herë të parë.

Tropojani që ka një karrierë të suksesshme në Australi, ka ndërprerë turin e nisur me Justin Bieber dhe Martin Garrix, për të shkuar në maternitet pranë partneres së tij Katherine, që solli në jetë vogëlushen bukuroshe që shihni në foto.


who 2

Jolie Roze Alia lindi më 14/03/2017 në orën 3:53 pm, në Australi. I emocionuar e jashtëzakonisht i lumtur, Alessio pranoi të ndante me “revistawho.com” dy fjalë për gëzimin e tij.

who

“Sot jam burri më i lumtur në botë… Më krenari! Nuk paska ndjesi më të bukur sesa të mbash në duar frytin e një dashurie të madhe. Faleminderit Jolie Roze Alia që e bekove jetën time. Faleminderit Zot!”, tha Alia.