LAJMI I FUNDIT:

Bëhen gati për fotografim në dasmë, bien ne ujë

Bëhen gati për fotografim në dasmë, bien ne ujë

Marli van der Walt (34 vjeçare) dhe bashkëshorti i saj Hoffman (38 vjeçar) pas ceremonisë së martesës në Republikën e Afrikës së Jugut ftuan 80 mysafirë për ‘tu fotografuar së bashku afër liqenit. Nën presionin e madh u ça dyshemeja e drunjtë dhe të gjithë përfunduan në ujë.

Motra e Hoffmanit tha se grupi ishte bërë bashkë për një fotografi kur vërejtën se diçka nuk ishte në rregull. Dyshemeja e drunjtë filloi të çahet dhe të gjithë i zuri paniku.

“Në një moment të gjithë ishim gati për fotografim kur momentin tjetër u gjendëm nën ujë”, tha motra e Hoffmanit. E tërë situata më pas u bë shumë qesharake kur mysafirët filluan të dalin nga uji.

Çifti i martuar pas incidentit kërkoi falje sepse shumë mysafirë u zemëruan sepse iu ndotën kostumet, por në fund të gjithë u argëtuan mirë. /Telegrafi/