Ylli i filmit “Van Helsing” e ka paditur gazetën “Daily Express”, e cila gabimisht kishte shkruar se aktores “i është thyer zemra” pasi që nuk e ka siguruar rolin në ribërjen e filmit të vitit 1968.

Artikulli, i cili është botuar në muajin qershor, veç tjerash kishte shkruar se humbja e këtij roli kishte qenë “një goditje e rëndë” për Beckinsale.

Mirëpo pas reagimit të avokatit të aktores, përfaqësuesit e “Daily Express” kanë kërkuar falje dhe janë shprehur të gatshëm për të paguar dënimin e caktuar nga gjykata.